TEKSTESHQIP

Remzije Osmani
Malet E Dibrës Janë Mbushun Me Borë
Lyrics

Malet e Dibrës
Janë mbushun me borë
Shtabit të përgjithshëm
Po i prin një malësore

Nata është e zezë
Rruga është e gjatë
Shtigjet janë zanun
Por dyert janë hapët

Çajnë përmes stuhisë
Ylli partizan
Rrezet e lirisë
Hidhen mbi vatan hej mor hej

Ref...
Hej po nata qiellin
E ka mbushë me yje
O ho në malet krenare
O ka trima lirie mor hej

Ka ardhë malësori
Nëpër shtigje lufte
Në kasollen dibrane
Ka hy drita e kuqe

Mbyllur një frengji
Hapet një dritare o
Dhoma është e vogël
Por zemra është e madhe

Jashta fryn stuhia
Ne na çel pranvera
Trimat e lirisë
Flasin për kohë të reja mor hej

Ref...
Hej po nata qiellin
E ka mbushë me yje
O ho në malet krenare
O ka trima lirie mor hej

DËRGOI: