TEKSTESHQIP

Remzie Osmani
Pse U Ndam
Lyrics

Për çdo ditë me vetën flas,
pse u ndamë nuk po gjej shkas,
o shpirt, dritë e syve

Un veç ty në jetë t'kam pas
E me u bashku ska me gjasë
O shpirt, na lendove dyve

As nuk gabova,
As nuk të tradhëtova,
ndoshta veç tepër
unë ty të dashurova

O pash Din` e Iman
O pse? Pse, m'ke lanë?
Pash të madhin Zot
O pse m'len me lot

Mos është mëkat
pse t'kam dashuruar prore?
Në bankën për të akuzuar
vetshpallem fajtore!

O pash Din` e Iman
O pse? Pse, m'ke lanë?
Pash të madhin Zot
O pse m'len me lot?

Nëse sot, në këtë botë,
mëkat është pse të dua
merma shpirtin o Zot,
kjo botë nuk është për mua

Kush mësysh neve na ra,
e në dysh na paska nda
O shpirt, dritë e syve

Mu vërbuan sytë pa t'pa
Edhe zemren ma ke tha
O shpirt, na lëndove dyve

As nuk gabova,
As nuk të tradhëtova,
ndoshta veç tepër
unë ty të dashurova

O pash Din` e Iman
O pse? Pse, m'ke lanë
Pash të madhin Zot
O pse m'len me lot

Mos është mëkat
pse t'kam dashuruar prore?
Në bankën për të akuzuar
vetshpallem fajtore!

Nëse sot, në këtë botë,
mëkat është pse të dua
merma shpirtin o Zot,
kjo botë nuk është për mua!!!

DËRGOI: