>
BIOSHQIP
Biografia
SHËNIME PËR AUTOREN

Remzije J. Zekolli u lind në fshatin Maxhunaj, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore kreu në vendlindje, të mesmen në Vushtrri, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Gjatë viteve 2002-2003, ka punuar praktikante avokate në Mitrovicë tek avokati Bajram Kajtazi, pastaj si zyrtare për barazi gjinore në Vushtrri (2003) dhe këshilltare komunale në Kuvendin Komunal Vushtrri (2002-2007). Gjatë periudhës 2014-2018, ka kryer detyrën e kryetares së Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës - dega Vushtrri. Aktualisht është koordinatore e Njësitit Komunal për të Drejta të Njeriut dhe Zyrtare për barazi gjinore. Është sekretare e Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri.
R. Zekolli merret edhe me krijimtari letrare, publicistikë, vështrime kritike letrare etj. Deri më tash ka publikuar në gazetat prestigjioze për kulturë, si: “Nacional” e “Drita” - Tiranë, “Dielli” - Uashington, në revistën letrare “Fjalë e Valë” – Mitrovicë, në gazetat ditore (“Epoka e Re”, “Bota Sot”, “Zëri”, “Kosova sot”) - Prishtinë etj. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është përfaqësuar në Monografinë për Vushtrrinë (2003). Krijimtaria e saj është përfaqësuar në: Leksikon i letrareve shqiptare në Kosovë 2011 Antologjinë e poezisë së femrës shqiptare në Kosovë dhe “Zëri i Unit”, të autores Fatmire Duraku 2012. Naim Kelmendi “Antologjia e dhembjes poetike”, 2012, 101 përkushtime Ali Podrimjes; në antologjinë e me krijueset shqiptare 3 “Si Ujëvarë Bjeshke” nga Murat Gecaj Tiranë, 2017.

Kanë shkruar për krijimtarinë e Remzijes
Prof. Dr. Zenun Gjocaj, Prend Buzhala, Fatmire Duraku, Hilmi Saraqi, prof.Fazli Hajrizi, prof. Bedri Tahiri, Mevlyde Saraçi Mezini, Tefik Selimi, etj.
Pjesëmarrëse në manifestime letrare:
Takimet e poeteshave shqiptare që nga viti 1997, Vushtrri; Në rrugëtim me Yllka Domin, Gjakovë; “Flaka e Janarit”,Gjilan; Manifestimi mbarëkombëtar poetik ”Ibrahim Rugova”, Istog; Manifestimi poetik “Kadri Kadriu”,Podujevë; Manifestimi poetik Festivali i poezisë ”Guri i Plakës“, Drenas. Manifestimi poetik “Drini Poetik”, Prizren. Manifestimi letrarë Vjeshta poetike“RifatKukaj“,Drenas.Manifestimi mbarëkombëtar “Trojet e Arbrit” sesioni i XII Gjakovë. Manifestimi poetik “Drita poetike”, Obiliq.
Është shpërblyer:
Çmimi i tretë në TPSH, në vitin 2005.
Çmimi i parë në manifestimin “Guri Plakës”, 2016.
Deri më tash ka botuar këta libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare:
“Pranverë në pritje” (2002), “Portret i fshehur” (2005). “Vinjetë prej gjaku” (2006), “Përballë valëve të jetës” (2007), “Tisi Gri i ëndrrës” (2008), “Arkëza e kujtesës” (2012), “Vite të stuhishme” (2015), “Vepra” I- VI (2017), “Amza jetësore dhe krijuese e Miftar Kurtit” (2017). “Arkëza e Vlerësimeve letrare”, (2018)., “Amanet shekujsh” ( 2018)