>
BIOSHQIP

Mister Zhdukja E Këngëtarit Reni Elbasanit

05-07-2014
Mister zhdukja e këngëtarit "Reni i Elbasanit", familja akuzon ish të dashurënELBASAN - Pas zhdukjes së 21-vjeçarit Renato Hamza, këngëtarit të muzikës tallava, i njohur si “Reni i Elbasanit”, në një intervistë për ‘News 24’ familjarët bëjnë thirrje për gjetjen e tij. 21-vjeçari rezulton i humbur që prej 29 qershorit, ndërsa për nënën, vëllanë dhe bashkëshorten dyshimet janë tek një histori dashurie që djali ka pasur në adoleshencë. Familjarët i bëjnë thirrje shtetit që të bëjë të pamundurën për gjetjen e tij.

Të dielën e 29 Qershorit, Renato kishte pasur përgjatë gjithë ditës telefonata, që për nënën e tij, ishin të dyshimta. E ëma e tij Silvana Hamza tregon se duke qenë i angazhuar në netët live të bareve dhe restoranteve, dy djem i kanë telefonuar të birit përgjatë gjithë ditës, duke i thënë se donin ta takonin pasi ishin pronarë lokalesh.



“Atë natë kur mbaroi ndeshja me Holandën djalin time e telefonuan 2 persona, kishin që në 6 pasdite që e telefonin. Ai u tha që nuk vi, por ata këmbëngulnin hajde se do pimë një kafe. Ai për respekt doli me telefon në vesh, tha do vi se do shof ndeshjen në darkë. Atë natë djali u zhduk. Sipas telefonatës thanë jemi dy pronarë lokalesh, kur djalin tim e kishin parë pastaj në fund të pedagogjikes me një makinë, e prisnin këta dy persona abshkë me ish-të dashurën që ka patur djali im. Ajo më thoshte mua djalin tënd do ta vras që ti mos e gëzofsh djalin tënd.”- shprehet nëna e Renatos.

Sipas familjarëve, telefonata e fundit e Renatos ka qenë në orën 08:10 të mëngjësit të 29 qershorit, por prej atij momenti telefoni i tij rezulton i mbyllur. Zhdukja e Renatos nga familjarët dyshohet të jetë një rrëmbim, ndërsa policia ka shoqëruar të paktën katër persona mes të cilëve edhe ish të dashurën e tij.
(BalkanWeb)

Mister Zhdukja E Këngëtarit Reni Elbasanit