>
BIOSHQIP

Renis Gjoka Fiton Në “Netët E Klipit Shqiptar 12”

08-06-2013
Rensi Gjoka ka qenë fituesi i çmimit të parë në mbrëmjen gala të Netëve të Klipit eventi i zhvilluar fundjavën e kaluar, i cili mblodhi së bashku mjaft artistë dhe emra të njohur të botës së televizonit, medias dhe artit. “Unë dhe Gogoli” kënga më e re e Renis Gjokës me video të prodhuar nga “Cek Produksion” u shpall si klipi më i mirë për këtë vit nga një artist shqiptar. Videoklipi jep një mesazh të fortë për luftën kundër autizmit, për t’i kuptuar e mbajtur pranë fëmijët autikë, sepse autizmi nuk zgjedh. Teksi i kësaj kënge u shkrua nga Edmond Tupe, i cili vetë ka një djalë autik.
(shqiptarja)

Renis Gjoka Fiton Në “Netët E Klipit Shqiptar 12”