TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Kush Po Del Me Shkele Shqiperine
Lyrics

Ooo Krajl Nikolla na u qu o ne kamë
o llaf me t’shoqen n’Krajli po ban ee

More llaf me t’shoqen n’krajli po bon
o kerkun shoqin o per krajl se kom ee

More se kom shoqin ne Mal te Zi ee
e mar Plaven o me Gusie

More pe mar Plaven o me Gusi
e mar Shkodren o me Malsi
I pjesë t’Kosovs o me Shqiptari
o dej ku ndahet toka me tri ee

O qka i ka thanë more shoqja Krajlit
a i njeh mirë o zogjt e Shqiptarit

More a e njeh mirë ti njat Oso Kuken
O me gjak o sot ta lanë trupin

Ka qit trupat nga Podgorica
me qelik tu ka nxanë granica

More Krajl Nikolla koka idhnue
doren n’shokë ai e paska qu
Po don thiken ai per me nxjerrë
o don Mileven t’shoqen me therë ee

O shkinë e keqe o ish kan o Mileva
shpejt o i honger o fjaltë e veta

N’ore tane o Krajl Nikolla
për mahi unë kto fjalë ti fola

Për mahi unë kto fjalë ti fola
o pse t’jet hatri o su kujtova

More tokë e ligë oshtë kjo Cërnagora
s’mahen vllaznit o me kërtolla
Mos kujto se unë nuk pe di
se sma ke shoqin ne 7 krajli
O lumja une qe t’kom ty ee

O atëherë Krajli o oshtë nalue
thiken n’shokë o e paska lshue

More thiken n’shokë ai e paska lshue
o ulë me t’shoqen o tuj llafue

E u ulë me t’shoqen ai tuj llafue
o qysh t’ja boj thojke me luftue

Me morë toka ne Shqiptari
o me rritë namin në Mal te Zi ee

More ashtu Krajli o ka menue
krentë e venit o i ka bashku
Kshtu u tha krenve te Malit t’Zi
o me g’jasë n’luftë na kena me hi ee

O ksaj Shqipnisë o me ju nalë hovi
o na ndihmon edhe Miskovi *

Kshtu u tha Krajli o krejt tuj ngue
o Mark Milani ne kamë o que

Mark Milani ne kamë o qu
o s’oshtë nevoja Krajl na me luftu ee

Po i tubë pare o me i bashkue
n’Stamoll mretit o me ja qu
T’shumtat mretit o me ja dhanë
e pak krenve o ner shqiptarë
O thom pa luftë na kena me i marrë ee

O krentë e Krajlit o e kanë ngue
at’herë Krajli o oshtë ngermu ee

At’herë Krajli koka shterngue
o ne Stamoll te mreti o shku ee

Ou tungjatjeta mret ore zotni
o per i nerë t’vogel ta kom msy ee

N’emer tanin e t’perenisë
me ma falë o ni tokë t’shqipnisë
Qillu jam unë me ta kojshi
e po bajnë fjalë o do qobani
O nuk kom qef Krajl meu prishë me ty ee

O qka po i thotë o damleti o Krajlit *
me ma falë mor diten e sodit

Nesër oshtë dita e bajramit
o ktu na vinë krentë e Shqiptarit

Per bajram ktu na vin me u falë
o dert me ta une do ta baj ee

More dert me ta une do ta boj
se diqka ty duhet me t’dhanë
Pa i nerë t’vogel o s’kam me t’lanë
kur bajrami o paska ardhë
o oshtë qu mreti e po man fjalë ee

O a po ngoni o more shqiptarë e
Krajl Nikolla ktu na paska ardhë ee

More Krajl Nikolla o i Malit t’Zi e
per i nerë t’vogel o na e ka msy ee

Per i nerë t’vogel o na e ka msy
o pe lypë Plaven o me Gusi ee

Jo veq Plaven o me Gusi e
Po edhe Shkodren o me Malsi
I pjesë t’Kosovs o me Shqiptari
o dej ku ndahet veni me tri ee

Ou Ali Pasha aty o m’ish kanë e
Fjaltë e mretit o kur po i ngon ee

More fjaltë e mretit ai kur o po i ngon
o qysh ke ulun shpejtë o qu ne kamë ee

Qysh ke ulun shpejtë u que ne kamë
E a po ngon o more Sulltan ee

More a po ngon o more Sulltan
ktu jem ardhë na me falë bajram
s’bajmë pazarë jo me trollin tonë
Ti ne paq o Krajlin jaran
o nderou mret ti me venin tan
Veq ni grusht o m’ka metë Shqipnia
o s’ka pazarë jo me toka t’miaa

O jo po metë o Shqipnia n’qika
bashkunë gjak krejt dukat me plisa
N’ton ket venë nuk sunon nikica
Krajl Nikolla o kur e diti
se Shqiptari venin s’e shiti
Theri kamtë me Mal t’Zi
me shqiptarë o luften e nisi
Gja s’fitoj o veten e fiku
oooooo
Me fjalë te grusë oree
eu mirë o nuk ja qiti o heeeeej.

DËRGOI: