TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Gyrbetqari
Lyrics

Hej kur e mora rrugën, Rrugën e gyrbetit
Un ika prej dhune besa jo prej qefit
I lash nanë e bab e, nusen për pa e marre
Sa e pata feju e, ah medet për mu e
Nuse i thash me m’prit, po t’perbej pash sytë
I vderun ose i gjallë Ohoo, për ty kam me ardh e

Hej kalova shumë vite atje në mërgim
Po m’thirri Atdheu, kishte ra i kushtrim
U ktheva n’Shqipni e, bashk me shokt e mi e
Morëm armatimin, e kalumë kufinin
Mbeta neper fronte, lufta nuk po prante
Ni ditë n’istikam, Ohoo, u pagosa rand e

Hej plagët pa u sheru e, rrugën e kam marr e
Paksa jam shtrengu e, se m’digjke ni mall e
Për bab e për nan e, n’pleqni i kam lan e
Athu i gjaj te gjallë e, veç pak me hek mall e
Ah moj jetë e shkret, po nusja ku m’ka mbet
Ner unazë e lash Ohoo, athu ku asht tash e

Hej ne shtepi unë shkova, shpia ish rrenu e
U ngrina u shtangova, se ish djegë e shkrumu e
Per rreth shpis po shkoj e, veç ni shejë ta gjaj e
Nën nji rrasë te vjeter, e gjeta ni letër
Birë ti n’ardhsh naj her e, ne kete vend te mjer e
Gjallë mos na kërko, Ohoo, na nuk jemi ma e

Hej zemra me pëlciti, vajin s’mund ta ndal
Shkova n’shpi te miku, a e kam nusen gjallë
Ni hallë plakë e gjeta, ngadalë unë e d’veta
Loke me m’tregu e, nusja ku m’ka shku e
Merre ketë unazë tha, nusja ta ka lan
Bashë me prind e tu e Ohoo, e kanë pushkatu e

Mbeta tuj vajtu e, dola tuj kërku e
Eshtrat veç t’jau gjaj e, n’oborr t’i vorroj e
Jeta e gurbetqarit, jeta e ushtarit
Jetë pa dashuni, Ohoo, ndoshta e gzojmë lirin e.

DËRGOI: