>
BIOSHQIP
Biografia
Rigersa ka nisur të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Skena e parë në të cilën ka shkelur ka qenë ajo e festivalit të 50-të të fëmijëve në Shkodër. Rigersa ka qenë konkurrente edhe në edicionin e 5-të të “Gjeniu i Vogël” ku ka arritur deri në gjysëmfinale. Në vitin 2016 mori pjesë në “Shkodra Fest” ku u vlerësua me çmimin si “Këngëtarja e re më e mirë”. Po ashtu Rigersa ka publikuar edhe 2 klipe: “Jeto”, me të cilën ka marrë çmim të parë në Shqipëri dhe Itali në një konkurs mes shkollave jezuite, si dhe këngën “Free”.

Në vitin 2013, Rigersa Zefi merr pjesë në Gjeniu I Vogel 5.

Në Janar 2016, Rigersa merr pjesë në Shkodra Fest 2 me këngën "Adoleshenca", në bashkëpunim me Edi.

Më datë 21 Korrik 2017, Rigersa Zefi publikon videoklipin "Jeto".

Më datë 30 Korrik 2018, Rigersa Zefi publikon videoklipin "Free".

Në Nëntor 2018, Rigersa Zefi merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Te Kam Humb".

Në Shtator 2019, Rigersa Zefi merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Kot Me Fol Tani".