>
BIOSHQIP

Rina Abdyli, Shumë Projekte Të Reja

27-12-2012
Rina Abdyli është duke përgatitur shumë projekte të reja për t’u rikthyer sa më fuqishëm në skenë.
Kënga e fundit e Rinës “Si Bass” në bashkëpunim me Flaka Krelanin dhe Mc Kreshën, pati një sukses të madh.

E tani këngëtarja po përgatitë edhe albumin e saj të parë, i cili do të lansohet në fillimin e 2013.

Përveq albumit, Rina është duke punuar edhe në këngën e saj më të re, të cilën do e sjell shumë shpejt në treg.

“Jam duke e bërë një këngë e cila do të dalë shumë shpejt me klip, njëkohësisht po punoj edhe në album, që shpresoj se do të dal pas viti të ri”, ka thënë Rina.
(Telegrafi)

Rina Abdyli, Shumë Projekte Të Reja