>
BIOSHQIP
Biografia
Ai e nisi karrierën tri vite më parë në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania”, ndërsa tani vazhdon rrugëtimin në muzikë si solo artist.

Në vitin 2014, Rino (Rinor Sopjani) merr pjesë në The Voice Of Albania 4.

Më datë 12 Maj 2017, Rino publikon videoklipin "Lamtumirë", një baladë R&B, e cila e ka sjell mjaft në stil këngëtarin Sopjani. Kënga është produkt i Str8Dope Ent, ndërsa për klipin janë kujdesur Imagine Films. Ky projekt ka arritur që të marrë menjëherë pëlqimin e publikut, ndërsa Rino duket të jetë një ndër emrat mjaft premtues në të ardhmen e tregut muzikor shqiptar.

Më datë 28 Qershor 2018, Rino publikon videoklipin "Pak Nga Pak".

Më datë 12 Dhjetor 2018, Rino publikon videoklipin "Habibi", në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe është kujdesur vetë për muzikën e këngës bashkë me PINT. Muzika dhe produksioni i këngës janë punuar nga PINT.

Më datë 27 Prill 2019, Rino publikon videoklipin "Diva". Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 30 Qershor 2020, Nush publikon videoklipin "A E Din", në bashkëpunim me Rino Sopjanin. Muzika e këngës u punua nga Čekic & Rino (Rinor Sopjani), ndërsa teksti u shkrua nga Rino (Rinor Sopjani) & Nush.