>
BIOSHQIP
Biografia
Gjate luftes, Rinori eshte shperngulur ne Itali (Bergamo), ku edhe sot vazhdon te jetoj me familje. Rinori eshte mire i integruar ne shoqerine Italiane perveq shkollimit me sukses te larte ka qene solist i grupit 'Rousty / Sound'. Rinori ka pasion kitaren dhe ne kenget e tij preferon te jete instrumenti kryesor. Pasioni per muziken filloi qe nga vegjelia duke bere covera te Bon Jovit, REM, por edhe te muzikes shqiptare te mirefillte dhe zbavitese. Perveç pasionit për muzikën, ai posedon edhe një vokal të fuqishëm e që është vlerësuar shumë nga profesionistët e fushës.

Në Maj 2015, Rinor Durmishaj merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Vitet Studentore", te kompozuar nga Virusi dhe kompozuar nga Avni Qaili.

Në Shtator 2015, Rinor Durmishaj merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Ti Nuk E Di".

Më datë 23 Shtator 2017, Rinor Durmishaj publikon videoklipin "Ende Jo!". Kënga është një baladë e punuar nga Florent Boshnjaku, tekstin e së cilës e ka shkruar artisti Yll Limani, gjersa ana vizuele i është besuar produksionit “PinkMoon”.

Më datë 30 Maj 2018, Nord publikon videoklipin "Nuk Muj Me T'harru".

Më datë 14 Korrik 2018, NORD publikon videoklipin "Hile Hile".

Më datë 30 Tetor 2018, Nord publikon videoklipin "Prap".

Më datë 13 Korrik 2019, Nordi publikon videoklipin "High". Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Florent Boshnjaku.