Tema: Poezi Për Atdheun

Atdheu

I shtrenjtë,i dashur,
I bukur,i lavdëruar,
Është ky emër i shenjtë,
Atdhe i pakrahasuar.

Vend më të mirë nuk ka,
Se atdheu yt,
Aty ku ndihesh vetvetja,
Aty ku ti,je Ti.

Gjëja më e dashur,
Për të cilën ke mallë,
Për të cilën dashuria,
Është Dashuri e rrallë.

Për të cilën dhe Jeta,
Nuk të dhimbset fare,
Atdhe je “Familja”,
“Familja më e madhe”.

Për ty ne luftuam,
Të t’mbrojmë o atdhe,
Aty gjithmonë ishim,
Kur kishe nevojë për ne.


Shumë gjak për ty u derdh,
Veçse t’kemi t’lirë,
Falë Zotit ne sot,
Sot gëzojmë lirinë.

Sot jemi më ndryshe,
Më ndryshe se gjithmonë,
Sot jemi vetvetja,
Për ty po punojmë.

Për ty po punojmë,
Të t’zhvillojmë e të t’përparojmë,
Të na kenë lakmi,
Miqësi e armiqësi.

Ne mundemi dhe i’a dalim,
Këtë e treguam gjithmonë,
Në luftë e në paqe,
Në borë e furtunë.

Ne jemi shqiponjat,
Që duan folenë,
Ne jemi t’bijtë e shqipes,
Shqiptarë jemi ne.

“Edhe ata që vdiqën,
Që vdiqën për atdhe,
Ata jo s’kanë vdekur,
Por ata kanë le”.

Sot e përgjithmonë,
Do jemi të bashkuar,
“Bashkimi bënë fuqinë”,
Këtë s’duhet harruar.

Janar 2017

- poezi nga Rinor Murati


- Poezia u dërgua nga Rinor Murati -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  30