>
LETERSISHQIP

Ahh Sikur Të Kisha!

Ah sikur të kisha!
Një veturë të shtrenjtë,
Tërë ditën do qëndroja,
Duke bërë xhiro në qytet.

Ah sikur të kisha!
Një dhomë me para,
Do blija shumë gjëra,
Do rroja në sefâ.

Ah sikur të isha!
Një njeri me famë,
Të gjithë do më njihnin,
E ku më mirë ka??

Ah sikur të kisha,
Një dorë magjistari,
Do shndrroja çdo gjë,
Në para e ari.

Ah sikur të isha,
Një astronaut,
Do udhëtoja në hapsirë,
Do shkelja çdokund.

Ah sikur të isha,
Vërtetë një shkencëtar,
Do zbuloja shumë gjëra,
Që mendja fare ua kap.

Po edhe nëse e gjithë Bota,
Do ishte e imja,
Prap i një mendjeje do isha,
Të thoja-Ahh sikur të kisha!!