>
LETERSISHQIP

Familja E Lirisë

Kushtuar Jasharajve
Përnjëherë ora ndaloi,
Ndaloi ora historike e marsit,
Kur n'Prekazin legjendar,
Jasharajt më s'po flasin.

S'po dëgjohet kush nga ta,
Ku mbet Ademi, Hamza, Shabani?
Po nënë Zahidja me nipa e mbesa?
Pse po hesht kështu Prekazi?

Ku mbet Zarifja e Hidajetja?
Valdetja e Igballi?
Po Selvetja, Igballja e Feridja?
Ku shkuan Afetja e Lirija?

Ku mbet Fatimja e Blerina?
Po Besimi e Blerimi?
Ku na shkoi nënë Adilja?
Ku mbetën Fitimi e Kushtrimi?

Pse po hesht kjo tokë e shkretë?
Ku i mbetën djemt e vet?
Po sjell korbi një lajm t'zi,
Se Jasharajt ranë për liri.

Prap se prap ata janë gjallë,
Do t'i kujtojmë përherë me mall.

Lavdi paqin ata dëshmorë,
Ju qoftë i lehtë dheu,
N'shtrenjtën Kosovë!
05.03.2014