>
LETERSISHQIP

Ç'më Thanë Ata...

Më thanë të shkoj e mos të rri,
Më thanë të iki t'mos m'shohin më,
Më thanë t'largohem e t'rri n'vetmi,
Më thanë t'dorzohem e mos t'bëj zë.

Më thanë se s'mundem kur ata janë,
Më thanë se unë fuqi nuk kam,
Më thanë i shkret, këtu ç'kërkon?
Më thanë do ikësh o do jesh vonë.

Më thanë të mbytem e më mos t'jem,
Më thanë se as jeta mua s'më do,
Më thanë të vdes, se s'kam më vend,
Më thanë do dheun, o do mbi tokë?!...

DËRGOI: