>
LETERSISHQIP

Heshtja

Mes një dialogu të vështirë
më mirë të mbizotëroj heshtja,
ku mes fjalëve të tepërta
ngadal fillon dhe ndeshja.

Ndonjëher fjalët e tepërta
aq shumë të lëndojnë,
saqë gjithë ilaqet e botës
fjalën nuk e shërojnë.

Të gjithë e kan thënë
se heshtja është e artë,
pasi rëndësia e saj
të përcjell një kohë të gjatë.