>
BIOSHQIP

Rita Themelon Shkollë Të Artit Në Kosovë

22-09-2015
Rita Ora e ka një plan afatgjatë që do ndihmojë fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë. Në partneritet me UNICEF, Rita Ora e një plan afatgjatë për Kosovën. Ajo tashmë ka konfirmuar planin për të themeluar një shkollë të arteve dhe performancës në Kosovë. Rita ka treguar këtë për Glamour, të cilët citojnë Kosovën si ‘vendi ende i trazuar nga lufta e vitet të 90-ta në Ballkan’, ndërsa ajo është përkrahëse aktive edhe e një shkolle të ngjajshme në Londër, transmeton lajmi.net. “Emocionohem shumë kur i shoh këta fëmijë duke performuar në shkollë dhe ata tashmë janë më lartë se unë pasi po përfundojnë shkollën”, ka thënë Rita e cila ka lënë shkollën në moshën 16 vjeçare për të ndjekur karrierën muzikore. Ajo është refuzuar nga dy kompani regjistruese para se të nënshkruajë me ‘Roc Nation’ të Jay Z në moshën 18 vjeçare dhe e din se si është të i mbyten ëndrrat dikujt e për këtë arsye ka dëshirë t’i ndihmojë talentëve të rinj.
(Lapsi.Al)

Rita Themelon Shkollë Të Artit Në Kosovë