>
BIOSHQIP

Rita Ora Nominohet Në ‘mobo Awards’

01-10-2015
Çmimet Mobo, të cilat ndahen që nga viti 1996, janë çmime që ndahen për muzikën urbane dhe muzikën e origjinës së zezë – ose “Black Origin”. Nominimet për sivjet u shpallën sot, ndërsa emra të ndryshëm anglezë janë nominuar në çmimet të cilat jepen specifikisht për artistë në Angli, që influencohen dhe krijojnë muzikë të këtij zhanri. Kosovarja Rita Ora gjendet e nominuar në kategorinë e Best Video – për klipin e saj “Down on Me” në bashkëpunim me Chris Brown. Ella Eyre, pasi fitoi vitin e kaluar kategorinë e debutimit, sivjet nominohet për këngëtaren më të mirë, krahas FKA Twigs, Little Simz e të tjerave këngëtare. Ceremonia e Mobo 2015 do të mbahet me 4 nëntor në Leeds.
(Kult Plus)

Rita Ora Nominohet Në ‘mobo Awards’