>
BIOSHQIP

“Daily Mail” Shkruan Për Ardhjen E Rita Orës Në Kosovë Për Dasmën E Shokut

10-10-2015
Ajo padyshim që është një nga personazhet më të kërkuar. Por, Rita Ora ka gjetur kohë dhe ka ndërprerë aktivitetet e saja në mbarë botën për të vizituar vendlindjen e saj, Kosovën, dhe për të marrë pjesë të premten në dasmën e shokut të saj.

Kështu e nis e përditshmja britanik “Daily Mail”, shkrimin se këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është kthyer në Kosovë për të festuar martesën e mikut të saj, përcjell ExpressRozë.

Kjo e përditshme shkruan edhe për veshjen e Orës, e cila u shfaq me një fustan të kuq, saten.



(Indeksonline)

“Daily Mail” Shkruan Për Ardhjen E Rita Orës Në Kosovë Për Dasmën E Shokut