>
BIOSHQIP

Rita Ora Ka Një Mesazh Për Politikanët E Kosovës

24-10-2015
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka qenë gjithmonë krenare për vendin e saj, madje nuk ka intervistë që Rita nuk e ka cekur prejardhjen e saj, madje para pak ditësh ajo me familjen e saj edhe e vizituan Prishtinën për një aheng familjar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën britanike ‘Independent’ Rita ka folur më shumë rreth arsyes se pse po hap një shkollë të re në Kosovë. Ajo ka treguar se një ndër arsyet më të forta është arsimimi, pasi dëshiron që kosovarët t1% jenë një popull sa më i arsimuar.

“Problemi është në sistemin arsimor. Nuk e dimë se çfarë ndodh në politikë dhe prandaj njerëzit nuk votojnë. Pse të votojnë kur nuk e dinë se çfarë po ndodh? Dua të ndryshoj sistemin arsimor dhe t’u ofroj atyre një formë të shkollimit kreativ” - ka thënë Rita.

“Ajo që unë kam arritur, është rastësi e rrallë në vendin tim. Më duhet të gjej mënyrën që edhe të tjerëve t’ua mundësojë këtë”, ka shtuar ajo.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rita Ora Ka Një Mesazh Për Politikanët E Kosovës