>
BIOSHQIP

Ja çka Bën Rita Ora Para Se Të Dalë Në X Factor, Zbulon “Sekretin”

03-11-2015
Rita Ora ka vendosur që të ndajë me fansat e saj edhe diçka nga pjesët të cilët ata nuk kanë mundësi t’i shohin çdo herë.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër prapa skenës së X Factor, përmes këtyre minutave të shkurtër Rita ka vendosur që të tregojë se çka ndodh prapa kuintave dhe para daljes së saj në jurinë e këtij spektakli, transmeton Indeksonline.

“Mirë se vini në episodin tim të parë të ditarit nga dhoma ime e veshjes, këtë javë kam vendosur që të sjellë për të gjithë juve ekskluzive se çka ndodh prapa skenave të depërtimit. Këtë javë kam pasur edhe një vendim të vështirë për të përzgjedhur 3 nga 6 artistët e mi të talentuar për në finale nga kategoria e vajzave”, ka shkruar Rita.
(Indeksonline)