>
BIOSHQIP

Rita Ora Padit Kompaninë E Jay Z

18-12-2015
Pas disa tentimeve të dështuara për të lansuar albumin e saj në Shtetet e Bashkuara, Rita Ora ka paditur labelin e saj Roc Nation dhe shefin Jay Z, të cilët sipas saj i kanë zvarritur karrierën.

Pas një ankese që ajo ka paraqitur në Los Angeles, Rita ka thënë së është lënë e vetme, dhe Jay Z e ka zhvendosur vëmendjen tek menaxhimi i sportit dhe ndërmarrjeve të tjera, transmeton Indeksonline.

“Kur Rita ka nënshkruar, Roc Nation dhe ekzekutivët i janë përkushtuar shumë asaj si artiste”, shkruhet në ankesë.

“Pasi interesat e Roc Nation ndryshuan dhe bashkëpunëtorët e Ritës u fokusuan në biznese dhe çështje të tjera, nuk ka mbetur askush që ta përkrahte Ritën dhe ajo nuk ka pasur lidhje me askënd më në kompani”, thuhet aty.

Ajo gjithashtu thotë se është duke u financuar vetë për paraqitjet e saj kudo nëpër televizione, koncerte.

Albumi i Ritës i cili është punuar për t’u lansuar në Amerikë, është në plan të dalë tash e dy vite, por nuk është caktuar ende titulli e as data e lansimit.
(Indeksonline)

Rita Ora Padit Kompaninë E Jay Z