TEKSTESHQIP

Rizah Bllaca
24 Pashallare
Lyrics

Njizet e katër pashallarë
O në Janinë o djal von e ranë

O në Janinë o djal von e ranë
Zaptun Shkodër Elbasan

Zaptun Shkodër Elbasan
Çke Vasilkë ti që po kanë

Çke Vasilkë ti që po kanë
Na e kemi kyç kalanë

Na e kemi kyç kalanë
Kem n'Berat more dy asllana

O N'Berat kemi more dy asllana
Kem Salihin me gjithë Miftar

Kem Salihin me gjithë Miftar
S'na i kanë shokët n'tanë shyptar e

S'na i kanë shokët n'tanë shyptar e
Mos m' i fal pashë çato fjalë

Ata në kofshin o zog jetimi
Ishalla i pret sulltan Selimi
Ata n' kofshin o more medet zog çifuti
Kta i pren Sulltan Mahmuti

Sulltan Mahmudi mbret i ri e
I çet topat Mahmudi e

Na i çet topat o Mahmudi e
Bani pashën djalo fermanli

Mustafë pasha binishgatë
Kah po i çon çato bajrakë
Po ja çojna kullës Gatë
O do t'ja kallim o kulmin flakë

O do t'ja kallim medet o kulmin flakë
Deri t'i pikin strehët gjak e

Ty po të thonë o Demë Alia
Me hyxhym po të shkon xhemia

Me hyxhym more po të shkon xhemia
N’ qafë të paçin zebenia

N’qafë të paçin more zebenia
Kemi ymytin te Perëndia

Mori kulla në breg të gjolit
Karshillak more po ja çon Stambollit
Mori kulla n’shpat të detit
Karshillak more po ja çon Dovletit

Çka kalaja qi po dridhet
Ali pasha djalo nuk po lidhet
Çka kalaja bumbullon e
Ali Pasha djalo po lufton

Lum kalaja kënd ka mrena
Ali Pashën me shtatë zemra
Kush na i sillet rreth beden e
Ali Pasha prej Tepelen e

Ali Pasha nga Tepelena
E kish atin plot sylejbena
Ali Pasha more medet o burrë në apanga
Po lufton ma mirë se Zana

DËRGOI: