TEKSTESHQIP

Rizah Bllaca
Oj Shqypni E Mjera Shqypni
Lyrics

Oj Shqipëri e mjera shqipëri, o kush ty te la ty o me kry n’hi,
Oh ti je kan gjithë zoje e rànd, burrat e atdheut të thirrshin nàne,
Oho ti je kan gjithë zoje e rànd, burrat e dheut të thirrshin nàne,

Ke pas shumë te mira ti mor shumë o begati, me vajza t’bukura plot me djem të ri,
Ke pas shumë te mira mor shumë begati, o me vajza t’bukura me djem të ri,

Gjà e vend shumë, ara e bashtina,mor me arme t’ bardha, me pushke Ltina, 2x
Gjà e vend shumë, o ara e bashtina, me arme t’ bardha, me pushke Ltina,

Me burra trima me gra te dlira, o nër tana shoqet ke ke ken ma e mira
Me burra trima me gra te dlira, nër tana shoqet ke ken ma e mira
Kur kriske pushka,mor porsikur shkrepke moti,zogu i shqiptarit gjith ka ken i zoti
Kur kriske pushka, porsikur shkrepke moti,zogu i shqiptarit gjith ka ken i zoti

Gjithmonë n’luftë jan kàn, o në luft kan vdekun o dhuna mbrapa kurr o su ka mbet
T’partë n’luftë jan kàn, ne luft kan vdek o dhuna mbrapa kurr o su ka mbet
Kur o ka lidh besë burri i Shqipërisë o ja shtike t’dridhmën të gjithë Rumelisë 2x

Në lufta t’rrepta mor gjithmonë kan rà, me faqe t’bardh gjithmonë jena dà
Në lufta t’rrepta gjithmonë kem rà, me faqe t’bardh gjithmonë jena dà
Oho moj Shqipëri sot kallxo si je,porsi lisi ti je shtri mbi dhe, ti je shtri mbi dhe
Oho moj Shqipëri sot m’thuj si je, porsi lisi ti je rrxu mbi dhe, ti je shtri mbi dhe

T’bjen bota Shqipëri mor ty me kàm të shklet, ni fjalë të amël kërkush nuk ta flet 2x
Si mal me borë,si fushë me lule ke ken e veshne tash je met me cule,
Si mal me borë,si fushë me lule ke ken e veshne je met me cule,


Je met pa emën, mor je met e pabesë, vetë e ke humb për faqe t’zezë
O vllazën shqiptarë, nër veti tu u vra, nër 100 ҫeta jeni shpërnda
O vllazën shqiptarë, ju tu u vra, nër 100 ҫeta jeni shpërnda

Sa thonë kena fe, sa thojnë kemi din, njani thotë jam türk tjetri jam latin
Disa thonë jem grek, shkije disa tjerë, por jena vllazen t’gjithë ore të mjerë
Disa thonë jem grek, shkije disa tjerë, oho jena vllazen t’gjithë ore të mjerë

Prifnit e hoxht ju iu kanë hutu, dojn me ju da e me ju varfnu 2x
Vjen njeri i huj do t’iu hin në votër, ai iu turpron me gru e me motër

E ju do t’bahi o robt e njerit t’huj qi se ka gjakin, guhen e juj,
E ju do t’bahi robt e njerit t’huj qe se ka gjuhën, gjakin e juj,
E disa t’holla që do ti fitoni o besen t’parëve do ta harroni (2x)

Kani o shpata,mor kani oj dyfeqe se u zu shqiptari porsi zog ner leqe,
Kani o trima sbashki me ne se ka ra Shqipria me faqe n’dhe
Kani o trima e sbashki me ne, ka ra Shqipria me faqe n’dhe

E nuk i met ksaj as buk as mish, As zjarr ne voter,por as dritë, as pishë;
E nuk i met o ksaj as buk as mish, As zjarr ne voter,por as dritë, as pishë;
As gjak ne faqe mor as nder nër shokë, kjo e rrxume e bame trokë

E kjo ka met si veje pa burrë, ka met si nàna djal qi s’pret kurrë
Kjo na ka met veje e pa burrë, ka met si nàna djal qi s’pret kurrë
Oh nal ta kajm o ketë nanë të mjerë, met o e pa emën, met e pa nerë
Hajdi ta kjajme na ketë nànë të mjerë, met e pa emën, met e pa nerë

Ejani ju vajza, ejani oj gra, me ata sy te bukur qi dini me kja
Hajdi oj vajza, hajdi ju gra, me ata sy te bukur qe dini me kja
Oh na e kajme na kët nàne të mjerë, ka met e pa emën ka met e pa nerë

O kët nàne- shkretë kshtu a mun e làmë, vjen njeri i huj do ta shkel me kàmë
Na kët nànë të mjerë kshtu a mun e làmë, do t’na vjen armiki do ta shkel me kàmë

Jo,joo, se kët marre kush se do, ksaj faqe t'zezë o gjithkush e dro!
Jo,joo, se kët marre kush se do, ksaj faqe t'zezë o gjithkush do t’i dro!
Vllazën shqiptarë prej gjumi çonu,te gjithë nji besë vllazën të shtrëngoni

Para se me humb o vllazën kshtu Shqipëria me arme n’dor ne të vdes trimënia
Para se me humb or vllazën Shqipëria me arme n’dorë ne të vdes trimënia

E mos bazohuni mor n’kisha e n’xhamia, feja e shqiptarizmit asht Shqyperia
Mos u bazohuni mor n’kisha e n’xhamia, mor feja e shqiptarizmit àsht Shqiperia
Prej Trivarit o deri në Prevezë lshojke dilli vapë edhe rreze
Prej Trivarit o deri në Prevezë po lshon dilli vapë edhe rreze

Àsht tokë e jona o t’part na kan lànë, neve kush na prek do t’desim të tànë
Àsht tokë e lirë t’part na kan lànë, neve kush na prek desim të tànë
Kena me vdek o si të partë moti, mà nuk turpnohmi vllazën para Zotit
Dojna me vdek si t’part moti, na nuk turpnohmi mà para Zotit, vllazën para Zotit.

DËRGOI: