>
BIOSHQIP

Roderika Ukelli Mori Dy çmime Në Festivalin “Tingulli Im”

09-06-2013
"Tingulli im", është festivali i vetëm për fëmijë që mbahet për herë të dytë në Tiranë. Ashtu sikur vitin e kaluar, edhe këtë vit Rodrika Ukelli nderohet me një çmim shumë të rëndësishëm, mbase më i rëndësishmi atë të publikut për super këngën “Diferenca”, për të cilën këngë u nderua edhe me çmimin klipi me mesazhin më të mirë. Të dielën mbrëma në hotel “Sheraton”, në Tiranë u mbajt festivali i videoklipeve për fëmijë “Tingulli im”, në të cilin event Kosovën e përfaqësoi superylli Roderika Ukelli, e cila ishte në garë ishte me dy klipet e saj “Diferenca” dhe “Thi is me”, por në fund arriti që ta fitojë çmimin shumë të rëndësishëm atë të publikut, që është çmim shumë i rëndësishëm për karrierën e çdo këngëtari. Roderika edhe njëhërë dëshmon se me gjithmonë bën këngë të qëlluara, ashtu si “Diferenca”, këngë kjo që u kushtohet fëmijëve autik, e që ka gjetur përkrahje si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Roderikës i urojmë edhe shumë suksese në karrierën e saj muzikore.
(kosova sot)

Roderika Ukelli Mori Dy çmime Në Festivalin “Tingulli Im”