Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Këngëtarët E Vegjël Ndihmojnë Bashkëmoshatarët Në Nevojë


Nuk ka akoma asnjë votë

[06-02-2014]
Projektit “Hand to hand”,u janë përgjigjur këngëtarët e vegjël duke përfshirë: Pëllumb Hajdari, Leart Shabani, Jona Zeneli, Roderika Ukelli, Arba Abrashi, Luisa Boshnjaku, Leart Shabani, Furtuna Aliu, Edrin Gashi dhe Arlind Lamaxhema. Me këngën “Heal the World” , të kënduar vite më parë nga Majkëll Xhekson, është prezantuar edhe grupi i fëmijëve “Xixëllonjat”. Me paratë e këtij koncerti organizatorët synojnë të ndërtojnë një kamp për fëmijët në nevojë
Kreshnik Bekteshi
Fotografitë: Ridvan Slivova
Ditët humanitare “Hand to hand”, kanë vazhduar me mbajtjen e një koncerti humanitar me muzikë dedikuar fëmijëve. Ky aktivitet i organizuar nga organizata joqeveritare “Kosova’s Philanthropists”, ka sjellë të enjten në mbrëmje në skenën e Sallës së Kuqe në kryeqytet disa emra të njohur të muzikës për fëmijë përpara publikut të shumtë, kryesisht fëmijë të cilët ishin të përcjellë nga prindërit e tyre, ku këta të fundit kishin paguar nga tre euro për ta përcjellë këtë koncert.

Sipas organizatorëve, të gjitha paratë e mbledhura në koncertin e organizuar në kuadër të ditëve humanitare “Hand to hand” do të shkojnë në ndërtimin e kampit veror për fëmijët jetim, me aftësi të kufizuara si dhe të atyre që përballën me kushte të vështira ekonomike.

Në hapjen e koncertit humanitar që drejtohej nga dy këngëtaret e njohura në vend, por që kanë dallim të madh në moshë, Roderika Ukelli dhe Eliza Hoxha, kanë kënduar: Pëllumb Hajdari me këngën “Qingji i vogël”, pastaj Leart Shabani “Jam një dal tekanjoz” dhe Jona Zeneli me këngën “Dëshirat”. Koncertin e kanë vazhduar me këngët e tyre moderatorja kryesore e koncertit, Roderika Ukelli me këngën “Diferenca”, Arba Abrashi, Luisa Boshnjaku, Leart Shabani, Furtuna Aliu, Edrin Gashi dhe Arlind Lamaxhema. Me këngën “Heal the world” , të kënduar vite më parë nga Majkëll Xhekson, Grupi i fëmijëve “Xixëllonjat”, duke e kënduar atë i kanë dhënë fund këtij koncerti humanitar që ka zgjatur më shumë se një orë.

“Këto janë aktivitetet e para që jemi duke i mbajtur. Aktiviteti i parë ishte pak kohë më parë ku ne hapëm Panairin e Ëmbëlsirave dhe tash jemi duke e mbajtur një koncert humanitar për fëmijë. Ky aktivitet është organizuar për të mbledhur fonde për ndërtimin e kampit veror të fëmijëve jetim, me probleme shëndetësore dhe kushte të vështira ekonomike. Kemi njerëz të vullnetit të mirë që po na mbështesin në këtë organizim dhe me zemër dhe shpirt po e zhvillojmë këtë aktivitete”, ka deklaruar Hana Shehu për “KultPlus”, njëra ndër themelueset e organizatës “Kosova’s Philanthropists”, e cila është themeluar në dhjetor të vitit që sapo lamë pas me afro 150 aktivistë të vullnetit të mirë për të punuar në organizime humanitare kushtuar fëmijëve.
Më pas Shehu, ka potencuar se kampit veror për fëmijët e lart-cekur do të ndërtohet në muajt në vazhdim në një lokacion të zgjedhur nga Komuna e Prishtinës në kryeqytet. Ajo ka thënë më tutje se në të ardhmen aktivitetet e “Kosova’s Philanthropists” do të zgjerohen duke sjellë risi të ndryshme rreth humanizmit në vend.

Hana Shehu
“Kemi shumë duar të zgjatura të cilët kanë shprehur dëshirë për të na ndihmuar në këtë aktivitet. Kampin e fëmijëve kemi dëshirë ta ndërtojmë në kryeqytet. Kemi aplikuar në Komunën e Prishtinës për të na gjetur një lokacion të përshtatshëm dhe për të na dhënë leje që të ndërtojmë aty këtë objekt. Kemi pasur oferta edhe nga Komunat tjera të Kosovës për ta ndërtuar një objekt të tillë, por ne synojmë që ky kampi të jetë i ndërtuar në Prishtinë”, ka thënë në fund Shehu.
Ditët humanitare “Hand to hand”, do të mbyllen të premten në mbrëmje, ku pritet të mbahet një sfilatë humanitare e kreatorëve të modës: Afërdita Paqarada dhe Valdrin Sahiti.

Modelet që do të prezantohen në këtë revy mode, do të jenë fytyra publike si: Diellza Kolgeci, Teuta Krasniqi, Bubulina Krasniqi, Erleta Hoti ..., ndërkaq, për të pranishmit do të performojnë live :Dafina Zeqiri dhe Mark Marku.
Organizatorët kanë theksuar se këto aktivitete do të shërbejnë për të ndarë bashkërisht disa kujtime kulturore dhe humanitare./KultPlus.com
 (kultplus)

      Eliza Hoxha & Roderika Ukelli - Heal The World (Feat.Xixellonjat) [Teksti dhe Klipi]
Dergoi: DONAGASHI




Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet