Më mbaj mend (për 1 muaj)

Grindem Me Ty...!

Më ka ndodh gjithmone me Ty.
Që te grindem kot me kot.
Dhe shume here ke pas te drejte.
Une kam qene ne tjeter bote.

Te ka ndodhur edhe Ty.
Grindeshe sa here me mua.
Por une isha shume i qete.
T'i njihja tekat e tua.

Ka ndodh dhe njekohesisht.
Grindeshim me njeri-tjetrin
Ti merzitur, ktheje shpinen.
Une nisja, beja poetin.

S'di pse zenkat zgjasnin pak.
Kish dhe raste pak me shume.
Ti me ndjeje gjer ne gjak.
Cmendurisht te doja une.

Kam mall te grindem me Ty.
Por tashme te kam shume larg.
Tani qe s'te shoh ne sy.
Te ngacmoj me ndonje varg.

- poezi nga Roni Kacorri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  23

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet