>
LETERSISHQIP

Nuk Jam Poet...

Nuk mund t'a ndjej veten, nje poet.
Kur thjeshte ca ndjenja, i hedh ne leter.
Mund t'kem dhunti, te mbush cdo flete.
Te jesh poet...eshte dicka tjeter.

Ka raste qe ulesh, dhe do te shkruash.
Si per cudi, s'gjen dot nje fjale.
Madje te mbyllen dhe syte mbi leter.
Dhe pena nis...shkruan spiral.

Dikush me pyet, disi habitur.
Si u takove me poezin?
Qesh...dhe i them: - Edhe Ti shkruan.
Nese ne shpirt, ndjen kater stine!

Ne kohe te sotme, eshte e veshtire.
Te njohesh njerez, qe artin ndjejne.
Ndaj dhe une shkruaj ne heshtjen time.
Identitetin, te mos ma gjejne!

Pra...nuk kam nder mend, te jem poet.
Thjeshte rutinen, me pene e "vras".
Ambicje kam, te mbush cdo flet.
Qe edhe heshtjen, ta bej te flas.