Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu: Do Doja T'i Ngjaja Jozefina Topallit

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[28-01-2012]
Këngëtarja e re, Rosela Gjylbegu ka pohuar në emisionin e mëngjesit në "Vizion +", se do të donte t'i ngjante Jozefina Topallit, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo përgjigje ka ardhur pas ngacmimit drejtueses së emisionit për përfshirjen e saj në politikë dhe simpatisë që ajo ka për znj.Topalli.

Rosela ka thënë se do të ishte një nder për të nëse do ta krahasonin me Kryetaren e Kuvendit, " një grua shumë e zonja dhe njëkohësisht po aq e bukur",- u shpreh ajo.

Ndërsa sa i përket përfshirjes së saj në politikë, këngëtarja, e cila spikat për profesionalitetin e saj në muzikë, tha se: " thjesht po punoj në një administratë, nuk e shoh veten në politikë; mendoj se jam ende e vogël"- , ndërkohë që ajo zbuloi edhe disa nga planet e saj në muzikë, ku vlen të theksohet bashkëpunimi që ajo do të ketë më këngëtarin e njohur kosovar Sinan Vlasalliu.
 (Gazeta Shqiptarja)

Rosela Gjylbegu: Do Doja T'i Ngjaja Jozefina Topallit


Komente 0