>
BIOSHQIP

Rosela Gjylbegu, “Shëtitja E Fshehtë” Në Shkodër Me Arvizun

09-11-2013
Asnjë media më parë nuk e kishte lajmëruar vizitën e ambasadorit Arvizu në Shkodër dhe duke realizuar një tur së bashku me këngëtaren Rosela Gjylbegu. Një ditë të jashtëzakonshme e ka quajtur për qytetin e saj këngëtarja Rosela Gjylbegu. Ajo shkruan në “Facebook”: “Faleminderit z. Arvizu, që më bën pjesë të kësaj vizite të veçantë me stafin e ambasadës”. Siç e shihni dhe nga fotoja, këngëtarja ka shoqëruar ambasadorin amerikan edhe në mjediset e fototekës “Marubi”, shoqëruar dhe nga bashkëshorten, znj. Anne Cunningham, të cilët bënë një udhëtim në Shkodër. Ambasadori u takua me drejtorin e këtij thesari kombëtar për mundësinë e bashkëpunimit për punë konservuese dhe restauruese në të ardhmen. Ambasadori realizoi këtë tur së bashku me artisten Rosela Gjylbegu, vizitoi ndërtesën historike në rrugën pedonale fasada e të cilës është restauruar nga Qeveria Shqiptare duke vlerësuar rëndësinë historike të godinës për qytetin, dhe bëri një shëtitje në rrugën bukur pedonale të restauruar rishtas që përshkon zemrën e qytetit. Ambasadori u takua gjithashtu edhe me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka, dhe bisedoi gjatë për historinë unikale të qytetit të Shkodrës, mundësitë për këtë qytet historik dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në lidhje me projektet kulturore restauruese. Ambasadori tha se Shkodra ishte qyteti i parë që ai vizitoi jashtë Tirane, pas mbërritjes së tij në Shqipëri si ambasador dhe ishte i gëzuar që iu dha mundësia edhe një herë të vizitonte këtë qytet të mrekullueshëm, dhe qytetarët e tij të fortë ë të paepur.
(b.t/shqiptarja)

Rosela Gjylbegu, “Shëtitja E Fshehtë” Në Shkodër Me Arvizun