TEKSTESHQIP

Rosela Gjylbegu
Oh Moj Ti Me Sy Të Zi
Lyrics

Oh moj ti me sytë e zi,
që ke flokun porsi ar,
eja mesin të ta marr,
se po s'erdhe do të vi.

Oh moj ti me sytë e zi,
që ke buzën si qershi,
falma dorën e mos rri,
se po s'erdhe do të vi.

Oh moj ti me sytë e zi,
me vështrimet si rrufé,
falmi sytë moj që më sheh,
se po s'erdhe do të vi.

Oh moj ti me sytë e zi,
me ato lule rreth në brez,
m'jep një lule të mos vdes,
se po s'erdhe do të vi.

laj laj laj la la la la...

DËRGOI: