>
BIOSHQIP

Video-Film Dhe Hot Nga Rovena Stefa

21-12-2013
Video me e re e kengetares se njohur Rovena Stefa "E more per letra" (Malli 2) sapo eshte publikuar ne Youtube. Kjo video vjen pas suksesit te madh te videos "Malli" dhe rekordeve te cilat i theu vitin e kaluar duke lene shenje te publiku shqiptar dhe duke u shnderruar ne nje hit. Videoklipi eshte konceptuar si nje perfytyrim i koheve te lashta, ku dashuria ishte e shprehur dhe perjetuar ne formen e saj me natyrale. Per ciftin ne video nuk ekziston askush tjeter ne bote, ata kane njeri-tjetrin. Megjithate perfytyrimi per kete jete eshte pjese e se shkuares, sepse realiteti ne ditet e sotme eshte i hidhur. Sot, problemet ekonomike detyrojne dashurite te perfundojne me ndarje. Ai martohet me dike tjeter per dokumente, pra per letra per te jetuar diku tjeter me mire dhe per te pasur nje jete me te sigurte por ne kete rast pa dashurine e madhe te jetes. Ideja e videos eshte trajtuar ne forme te filmit ku ngjarjet rrjedhin sipas nje skenari te percaktuar. Ideja dhe muzika edhe kete here mbajne firmen e vete kengetares e cila po konfirmon dite pas dite talentin e saj si kompozitore e ndersa video si produksion i "TE ROVI Production" eshte nje realizim mjaft i mire filmik dhe vjen si nje film i metrazhit te shkurter. Pjesemarrja unike e Blerim Demukaj le shenje ne kete video artistike, cili shume oferta te meparshme per pjesemarrje ne video i ka refuzuar, por ideja shume interesante e videos e intrigoi per te marre pjese per here te pare si aktor edhe pse profesioni i tij eshte mesimdhenia e gjuhes angleze dhe trajner personal fitnesi.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Video-Film Dhe Hot Nga Rovena Stefa