>
BIOSHQIP

Rovena Stefa, E Kënaqur Nga Sezoni Veror

08-09-2014
Rovena Stefa, këngëtarja e njohur për publikun sapo ka përfunduar sezonin e saj veror dhe ka gjetur pak kohë pë relax dhe pushimet me familje. Në një intervistë për teksteshqip.com ajo na tregon mbi të rejat e saj në karrier si dhe albumin e edituar 2 muaj më parë me muzikë popullore.

TeksteShqip: Rovena, keni qenë mjaft aktive gjatë kësaj vere. Na tregoni pak aktivitet me të cilat jeni marrë?

Rovena Stefa: Përshëndetje dhe faleminderit për intervistën. Kam qenë e zënë shumë këtë sezon gati si çdo verë me dasma e mbrëmje muzikore, publikova edhe albumin live për dasma e gëzime familjare. Çdo ditë nga një qytet në tjetrin, nga një dasëm në tjetrën, me plot zakone e tradita të bukura shqiptare.

TeksteShqip: Gjete kohë për pushime?

Rovena Stefa: Përpara sezonit pata mundësi të bëja pak ditë plazh në bregdetin tonë, e ndërsa para pak ditësh pushuam me familjen në Rugovë, ku gjej rastin të falenderoj thellësisht mirëpritjen rugovjane. Klima jonë malore është e mrekullueshme, pamja një kryevepër dhe njerëzit të përsosur.

TeksteShqip: Na flisni pak rreth albumit që keni edituar këtë vit...

Rovena Stefa: Albumi është i muzikës popullore me hitet më të njohura popullore të cilat çdo familje shqiptare ka dëshirë t'i dëgjojë në ditët e tyre më të gëzuara. Është edituar në treg nga "Vizioni Libonia" dhe ka 11 këngë në përmbajtje të tij.

TeksteShqip: Janë gjithsej 11 këngë mes tyre edhe një videoklip? "Malli 2". Ka pasur mjaft sukses besoj. Sa jeni ndarë e kënaqur nga suksesi që shënoi kjo këngë?

Rovena Stefa: Po 11 këngë, dhe një video xhirim që do të shoqërojë këngët popullore. Edhe "Malli 2", ishte një projekt i yni shumë i dashur, dhe si çdo punë e jona, ka pasur të veçantat e saj, bukurinë dhe sfidat që janë paraqitur, por pas një pune të gjatë dhe të palodhshme jam e lumtur që një këngë e një video si ajo janë pjesë e Fonotekëz sime si artiste.

TeksteShqip: Po me koncerte, ahengje dhe dasma jeni ndarë e kënaqur këtë vit?

Rovena Stefa: Gjithë viti deri tani ka qenë plot me angazhime me dasma e mbrëmje muzikore dhe planet për vazhdimin e vitit janë po ashtu me shumë dasma e mbrëmje në Diasporë.

TeksteShqip: Cilat do jenë projktet tua më të afërta, ke vendosur të na vish me ndonjë videoklip të ri, këngë të re apo dièka tjetër?

Rovena Stefa: Jemi duke punuar për një këngë të re e cila së shpejti do të jetë gati për publikun. Kam edhe plan të jem në disa evenimente muzikore shqiptare dhe natyrisht që do të jem prezente edhe në xhirimet e fundvitit me këngë të reja popullore.

TeksteShqip: Flasim pak për jetën private. Vazhdon të mbash të njëjtin status?

Rovena Stefa: Po, single vazhdoj të jem(qesh).

TeksteShqip: Dimë që jeni mjaft shumë e lidhur edhe me motrat, njëra menaxhere, tjetra këngëtare. Sa ndikojnë ato në shijet tuaja rreth muzikës?

Rovena Stefa: Pak a shumë i kemi shijet e ngjashme lidhur me muzikën e pëlqyeshme nga ne. Është interesante që në secilin zhanër të muzikës, kur dëgjojmë një këngë apo pjesë muzikore, kemi të njëjtin mendim nëse është e mirë ose jo. Kjo harmoni e mendimit dhe e shijeve na bën që të ruajmë edhe bashkepunimin tonë njëra me tjetrën në 15 vite së bashku. Është kënaqësi të shohësh pas dhe të gjesh realizim të ideve e planeve që i kemi pasur prej kur ishim të vogla.

TeksteShqip: Po në festivale. Kemi kohë që s'ju kemi parë. Do jeni prezente këtë vit?

Rovena Stefa: Le të shohim se çdo na sjellë fundviti.

TeksteShqip: Rovena të falenderojmë që pranove ftesën për intervistë. Për fund nëse dëshiron të shtosh diçka...

Rovena Stefa: Faleminderit shumë edhe juve, ju uroj juve dhe lexuesve një javë të mbarë dhe mirëulexofshim në intervista të tjera.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rovena Stefa, E Kënaqur Nga Sezoni Veror