>
BIOSHQIP
Biografia
Rozalina Dyrmyshi lindi më 3 nëntor të vitit 2002 në fshatin Selitë të Cërrikut, ku dhe jeton aktualisht. Studimet e para i ka marrë në shkollën 9-vjeçare të fshatit Selitë, ndërsa aktualisht studion në gjimnazin "Osman Gjini " ne fshatin Mollas. Ajo është një vajzë shumë kërkuese në çdo aspekt të jetës.

Mes shumë pasioneve të saj në të mund të veçojmë dashurinë e veçantë për shkrimin (kryesisht poezinë) i cili ka nisur që në fëmijërinë e saj. Shumica e poezive të saj janë melankolike, por mes tyre mund të gjejmë edhe poezi me nuanca gëzimi dhe dashurie (për atdheun, familjen, miqësinë, jeten, universin).

Tek poetja asnjë shkrim nuk i ngjason tjetrit, por ato e kanë një të përbashkët që eshtë realiteti. Adoleshentja e sheh shkrimin si pjesë e pandashme të shpirtit të saj i cili rritet bashkë me të.