>
BIOSHQIP

Rozana Radi Kopjon Leonora Jakupin

27-07-2015
Tashmë jemi mësuar që të shohim teksa Vip-at tanë nuk reshtin së kopjuari njëri tjetrin. E më këtë janë mësuar edhe fansat. Fakti që nuk sjellin asnjëherë diçka që nuk është parë më parë, ndoshta mund të konsiderohet mungesë idesh ose edhe se shumë herë duan të duken si dikush që nuk janë, raporton Indeksonline. Kësaj radhe fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Rozana Radi e cila para dy dite ka publikuar këngën e saj më të re “Për me pas një Roze”, të cilës gjithashtu i ka bashkangjitur edhe videoklipin. E në videoklip, Rozana, pa dyshim që është shfaqur me një pamje shumë tërheqëse por me një fustan dhe një stil të flokëve si të këngëtares nga Kosova, Leonora Jakupit. Përveç pak dallimeve që vërehen tek dizajni, është edhe ngjyra që tek Leonora është e kuqe ndërsa tek Rozana është ngjyrë kafe e errët. Këtë fustan Leonora e kishte të veshur tek reklama e kafes Princ.
(Indeksonline)

Rozana Radi Kopjon Leonora Jakupin