>
LETERSISHQIP

Prizreni

(Poezi promemoriale)

A do të jemi në kohë historike
mbi Prizren ende ka ré të zeza
rënia e himnit s´mund të ndodhë
flaka e këngëve vetëm do shtohet

Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve
shkruan Gjirokastra për Prizrenin
është përtej 7 mrekullive të botës
Prizreni ujin e vet e njeh nga etja

Është vullnet qytetar i shqiptarve
dhe gjak i të gjithë shekujve tanë
që kombi ynë më të mos bëj burg
Kosovë e Shqipëri do jemi bashkë

Atdheu, po kuvendon në Prizren
Në shtëpinë - shekull të Lidhjes
aty ka një atdhé që po vendosë
Prizreni të jetë Vlora e shqiptarve

A do ta bëjë këtë histori Atdheu
që në Prizren të shpallet bashkimi
retë në qiell mund të kenë rrufe
po shqiptarët në Prizren do bëjnë betimin !..