>
BIOSHQIP
Biografia
Rudina Muharremi – Beja ka lindur në Ishëm, Durrës. Pas përfundimit të studimeve punoi si
mësuese, ndërsa më pas do vendosej familjarisht në Itali. Pasioni për letërsinë ka qenë i hershëm dhe fillimisht do niste me publikimet në periodikët letrarë të qytetit të lindjes. Botimi i librit të parë në formën e jetëshkrimit do krijonte dhe urën e parë të lidhjes së saj përmes formës së rrëfimit, e cila do relativonte artin me mjedisin e saj jetësor. Mbështetja tek poezia përbën dhe pikën kulminante të autores, e cila herë përmes vargjeve të lira e herë atij të rregullt, formësoi plotësisht autoritetin e saj krijues. Tematika e poetekës së kësaj autore ëshët vetë larmia jetë, e cili shpesh vjen përmes natyralizimit natyrë – njeri, në të gjitha këndvështrimet dhe përballjet, panoramë kjo që e sjell shumë më pranë lexuesit, por dhe e detajon për prognozën e shfaqur. Depërtimi përbrenda strukturës poetike dhe tedencat letrare, në sinkron të plotë me rrymat më postmoderne i paraprijnë dritëhijes së hedhur, si ndriçim i shpirtit dhe memorie që kërkon pareshtur të udhetojë figurativisht në hapësirë dhe kohë, e gjithë kjo si deshifrim i ngjyrave të kohës dhe përcjellje drejt të nesërmes. Përmes prozës së shkurtër ajo depërton përtej fasadave ngjyrime si reflektim por dhe përshfaqje e një kreativiteti që e ngjit në nivele më të larta artistike.
Ndërsa vëllimi me poezi "KANDIL I SHPIRTIT” (poezi) është libri i njëmbëdhjetë i saj

Veprat e botuara:

1- Im atë, mjeku i të gjithëve (jetëshkrim)
2- Hojet e zemrës (vëllim poetik)
3- Lutje lulesh (vëllim poetik)
4- Valsi vallëzon vetëm…(vëllim poetik)
5- Orët e Tokës (Vëllim poetik)
6- Hënë mbi kodra (vëllim poetik)
7- Kur ndërronte fustanet… (poezi & prozë)
8 - “Strehë malli” (poezi)
9 - "Me gjuhën e tyre" (tregime)
10- “Volevo scrivere” ( poezi) shqip- italisht
11- "KANDIL I SHPIRTIT" ( poezi)
12- “Perdet e shpirtit” ( poezi)