>
LETERSISHQIP

Mbrëmje

Nën tingujt e një melodie që më shpuri larg
përzier me rrahje zemre,
fytyrën marr në duar si nje degë shelgu ulur
dhe fjalët e fildishta
që oshëtinë jehonë më shumë se muzika xhaz në barin e vjetër…

I lidha nyjë një mijë fijet e mendimeve,
buzës fre,
dhe pamja që u shfaq pak çaste më pas pëngjante me një re të pikëlluar bojëhiri
mbështjellur sakaq trupit tim.
Në heshtje gjithë natën mbledhur kruspull numërova yjet,
mungesa ishte shtrirë mbi sipërfaqen përreth e unë…
me ëndrra mbulohem… e fle!