>
LETERSISHQIP

Çaste

Çastet ndërrojnë pasazhe
e shpesh humbasim vizioneve
Ekuilibrat lëkunden hapave të udhës sime …
Shumë herë humb bindjen,
durimin ndonjëherë,
kokën, kohën, frymën…
Por kurrë besimin tek mua ….
Lakadredhave të kohës përkundje,
çastet më marrin për dore…