>
LETERSISHQIP

Zhgënjiml

Përhumbur peisazhit ku çlodheshin brishtësitë,
ujëvara ku zhurmonte rënies oshëtimë,
përpiqej të prangoste orët e fundditës,
mugëtirës,
ku zogjtë s’luanin koreografitë,
e perëndimi s’mundi të qeshë…
Kur tërsëllimë e një mendimi,
kërciti si gjym bakri,
e shpirtin e boshatisur ia shpoi si heshtë…

U drodh qënia e saj përvjedhur vetmisë,
e nën qerpikë,
mollëzës në denesë,
një lot gjarpërpëroi mbështjellë me keqardhje…
Rrokullimën mori drejt territ të honeve,
minierave të Moiras…
të pasura me argjend e gjysëm burra,
krijesa të pa forma që urrejnë rrezen e dritës
e humnera, me ligavecë mura…