>
LETERSISHQIP

E Shkuara

Çapitej në heshtje udhës së përhershme,
flladi farfurimë flokët përkëdhelur,
dielli tek cekte skajin e një reje,
që kontrasteve ndërronte formë,
si të qe dumë rëre.

Shpurriti koren e hollë të memories,
klepsidrën belhollë e ktheu përmbys,
me grimca kujtimesh heshtjen desh ta mbushte,
agut sapo rënë,
mbi ditën që siç lind, bitis….

S’u kthye e shkuara me fustan shumëpalësh,
ndryshkur në kushedi ç’skutë të planetit,
si varri mbetur kurthit të kangjellës,
që mbrapsht s’ti kthen të vdekurit…