Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mesmaj!

Po zbehen ngjyrat e tablosë në mur
Pranvera të rëndë e ka hapin,
frëngjia e një reje zhburgos një fije drite
me trishtim të pazakontë…

S’ka dallëndyshe të ngrenë foletë,
bilbilat s’ këndojnë,
lidhur fluturat me fije të padukshme,
ca fjalëve të kota që përtej zhurmojnë,
maska rrezikojnë të bëhen fytyra,
buzët heshtin…
e tryezave tinëz skenarë frymojnë,

Shkruar netëve të pagjuma
nga regjisorë të tkurrur e aktorë ameba,
që mëngjeseve,
drita mirë pa dalë,
valvisin kutërbues gërshetë me
lëvdesa…

- Poezi nga Rudina Muharremi



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente 0