Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Koronavirusin

Lockdown

Përmbyti luginën rrezja e agimit,
shpalosi qielli horizontin kristalor,
e kampi i trëndafilave,
mes tyre të gjithë të ndryshëm
në emër, ngjyrë e sfumaturë,
ka çelur ëmbëlsisht
në këtë udhëkryq të ngatërruar,
petaleve të kadifenjtë gjithë vesë e nur…

Po ne…?!
Zërave të brendshëm që debatojnë
përhumbur,
dyerve që mbyllen asgjë pa thënë,
hapësirave të zbrazura veten harruar…?!

Vallë kafshimi i lodhjes e kundërmimi i trishtimit,
mund të zbehë kalimin tonë në këtë botë,
ku secilit,
ashtu si trëndafilit,
i lypet të jetë vetëm i lumtur,
Mbi këtë tokë, pa lockdown e lot…!

- poezi nga Rudina Muharremi


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet