TEKSTESHQIP

Sabahete Vishnja
Kenke Nuri I Bukurise
Lyrics

Kenke nuri i bukurisë,
shpin’ ma kishe në sejran,
do t’i baj rixha kojshisë,
le t’ma presin pak njat man,
aman aman

Un’ rixha po i baj kojshisë,
kurrsesi s’po m’ban dobi,
syt’ e mi po dojnë me t’pa,
nurin tand të bukurisë.

Un’ me sy po due me t’kqyrë,
s’më len vaji i ashiknisë,
lija që t’ka dal n’ftyrë,
porsi kokrrat e inxhisë.

Si me sy, ashtu me vetlla,
shoqishojt i kemi ngja,
tek mendoj më mbushet jeta,
plasa i mjeri tue kja.

Rreth e rreth n’avulli,
porsi fëllanxa në kafaz,
marshallah, moj shtatselvi,
del në xham, se po pëlcas.

Kah len dielli, prendon hana,
e mjera ti se’ ke me hjekë,
qysh se xune tjer’ jarana,
hajr në ty nuk paska mbetë.