>
BIOSHQIP

Sabri Fejzullahu Shumë Shpejt Me Këngë Të Re

23-02-2016
Këngëtari Sabri Fejzullahu mesa duket nuk e ka ndër mend të ndalet, kjo pasi ai e ka gati projektin e tij më të ri.

Nuk ka shumë kohë që ai ka publikuar projektet e tij të fundit, njërin bashkpunimin me Ermalin dhe tjetrën këngën e tij solo.

Këtë muaj ai do të vijë me një këngë të re e cila mban titullin "A je Mirë.

Muzika është realizuar nga Wirusi, e ndërsa tekstin e ka shkruar Fatmir Muja dhe shumë shpejt ai do ti futet punës për të realizuar edhe videoklipin.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Sabri Fejzullahu Shumë Shpejt Me Këngë Të Re