TEKSTESHQIP

Sabri Fejzullahu
Ose ... Ose
Lyrics

O me fytyrë o xhepat fryrë
sokrat urtak o derr i ndyrë,
o koken plot e barkun bosh
o koken bosh e barkun plot!

O në gomar o n'mercedes
o fort bujar e mbytun n'besë,
o në pushtet o nën pushtet
o nën kerbac o me kerbac!

Midis nuk ka as mund të ketë
mos u anko ke zgjedhur vet!
Midis nuk ka as mund të ketë
mos vajo kot, ne daç, ne daç!

Në një mjedis ku s'ka midis
po vetëm skaj, e ku haj haj,
e çdo i marrë ndihet i parë
e çdo urtak del qesharak!
Ti zgjithe vet fatin ne jetë
pastaj mallkimi ska far kuptimi

Midis nuk ka as mund të ketë
mos u anko ke zgjedhur vet!
Midis nuk ka as mund të ketë
mos vajo kot, ne daç, ne daç!

DËRGOI: