Sabri Hamiti Poezi
Sabri Hamiti

U Zu Dielli

(per Enver Malokun)

U zu dielli ne breg te diellit
ne diten e njembedhjete te kallnorit
kur fushen e mbuloi mjegulla
e malet u qullen ne lot.

Aty ne nje perdhese te nje shtepie
Eva qe e linde nga brinjet tua
mandej vajza e te dy djemte
rrisin lulen e pritjes me lot

E njat zemren tende te madhe
provuan te te marrin me lakmi
dhe ne fund te shituan ne zi
fjalen e bardhe e zemren e kuqe

E dije ti dhe me sy te mbyllur
se te gjitha klithmat e katundit
pa kaluar kullojsen e qytetit
jane vetem lojra qe shkojne huq

Si kalove gjithe ato baltera
me kemishe te bardhe si bore
te ngjyer kuq ne jake e te zemra
me njat balle te rritur kunore

Dhe ajo fytyre e zverdhur si hena
foli heshtazi se po shkoje qete
te zoti yt qe pret gjihapur
si krua dhembje e mall perjete

Si bir sllavi si shpirt skllavi
horet vrasin ne pabesi
me te vjeter per nje krim te ri
kthehen ne pyllin e vet te ariut

E Naku shton

Te zeze flokezeze me qerre te zeze
po shkelin ne faqe te njeriut

- Poezi nga Sabri Hamiti



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Më shumë nga Sabri Hamiti


Komente 0