>
LETERSISHQIP

Mirëmbrëma

Mirëmbrëma` si u ngryse.
E pyes veten, dëshpëruar
Portën hapur, përplas era
Kjo natë s`është si netët tjera

Shpirti plagë, njëherë rënkoi
Mali heshti, hëna vështroi,
Sytë përlotur skuqur si dielli
Menjëherë u nxi dhe qielli...

Mirëmbrëma `si u ngryse,
Pyeta shpirtin që rënkonte
Hapi hedhur pse çalonte
Porta mbyllur, loti pikonte.

Fati është makina e kohës,
Koha hapat si kthen prapa
Mos u bëj robin e ëndrrës
Endrrën peng e mban nata

Mirëmbrëma, si u ngryse,
Pyeta zemrën e pikëlluar
Një renkim lëshoi papritur
Vallë kaq shumë qënka lënduar.

Farmak fjala, sytë errësoi,
Nata e trishtë hënën dëboi,
Pas një ditë, vjen një tjetër,
Jo të gjitha shkruhen n`letër