>
LETERSISHQIP

Jetë

Ndonjëherë të kam qortuar si shumë,
Ndonjëherë dhe ti buzën m`ke plasur, ...
Pas t`kam ndjekur, duke qeshur e qarë
S`e mohoj dotë, shumë të kam dashur.

Jam përpjekur, ligësive tu bëjë ballë,
Dhe me tradhtinë ndonjëherë ndeshur,
Heshtur, përtypur kam të miat fjalë
Në udhëm tënde unë e di ç`kam hequr,

Duke frymuar ngadalë, shpirti çlirohet,
Dëshirat marin udhë, ëndrrat gjallërohen,
Fjalët e pa thëna, grinden me njëra-tjetrën,
Unë herë fajsoi fatin e herë fajsoi vetëvetën,

Jetë e bukur e qeshur, e përflakur si zjarri,
Në të ikur për ty shumë më shtohet malli,
koha mbylli shtigjet, dielli zbeh shikimin
Syri mbyllin qëpallat...shpirti mer fluturimin?