>
LETERSISHQIP

I Fituar Është Ai

I fituar është ai që flet pak,
e askujt në jetë si hyri në hak,
këmbkryq qëndroi pamerak
se do i pikonte, pika në konak,

I fituar është ai që durimin ftoi,
e durimin trashëgimi la pas...
me syrin e lakmisë s` vështroi
gjithmonë u përgjigj buzagaz,

I fituar është ai që vazhdon,
t`jet i rrethuar me shokë e vllazëri
fjalet e të parve kurrë si harron
duke i kultivuar në familjen e shoqeri,

I fituar është ai që në jetë fali,
kur mirësjelljen i`a quajten dobësi
hapin drejtë dijes kurrë se ndali
duke ecur përpara me krenari ?